+355 68 44 81 854

Shoqëria “INERTE EXPRESS” sh.p.k u krijua në Shtator të vitit 2007 me seli në Valias  Tiranë; ndërsa puna për prodhimin dhe shpërndarjen e inerteve ka nisur në Korrik të vitit 2007 dhe ka funksionuar njëkohësisht në tri pika, ne Fushë  – Mëzez, në Valias dhe në Borizan të Krujës; ku punohet për nxerrjen e lendës së parë për prodhimin e inerteve.

Shitja e produkteve të prodhuara në përgjithësi bëhet në bazë të kontratave disa vjeçare; të lidhura me shoqëri  të mëdha të linjave të betonit, si:  “Alba-Beton”, “Edil.AL.IT”, “Euro-Beton-2005”, “Romario Sh.p.k”, “AL-GI”, “Alb-Adriatik Sh.p.k”, “Riviera Sh.p.k”. Me shoqëri të sipërmarrjeve të punimeve të ndërtimit si: “Dhimitër  Manxhari sh.p.k”, “Cotoni Center”, “KURTI - 07”, “Trebeshina shpk”, “Pavel Construksion”. Si dhe klientë të vegjël të pikave të shitjes së inerteve dhe klientë privat. 

Aktualisht shoqëria po kryen aktivitet me nënkontraktim me shoqërinë “Copri Aktor” në autostradën Tiranë - Elbasan duke furnizuar me stabilizant si dhe duke kryer punime gërmimi dhe transporti, në vlera të konsiderueshme.   

Aktualisht akiviteti i biznesit është zgjeruar duke hapur nje kompani të re që ka si object të sajin Energjinë Elektrike. Shoqëria POWER TRADE ALBANIA është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, objekti i saj është prodhim, tregëtim, shpërndarje dhe import/export të energjisë elektrike.

 Kjo shoqëri është e liçensuar nga ERE (Enti Rregullator i Energjisë) për tregëtimin e energjisë elektrike dhe ofron të gjithë shërbimet e nevojshme për operimin  e sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes.

 

 

Kreu

Rreth Nesh

Shërbime

Produkte

Projekte

Galeria

Kontakt